Haxhiu: Thaçi me një “klub burrash”, e përmbysi vullnetin e qytetarëve!

Pas përfundimit të takimit të presidentit Thaçi me liderët e partive parlamentare, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ky takim ishte jo kushtetues.

Haxhiu tutje tha se ajo në tentimin e dytë për të marrë fjalën, dëshironte ti thoshte presidentit Thaçi, që qeveria Kurti nuk është rrëzuar për shkak të mos menaxhimit të situatës nga COVID-19, por për shkak, siç thotë ajo, pazareve të tij me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ky takim jokushtetues ishte ftuar nga Thaçi, ishte një takim komplet me çasje jo serioze duke u munduar që përmes takimeve të tilla ta përmbysnin vullnetin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit, presidenti drejtoi këtë klub të vurrave, ku tentonin ta përmbysnin këtë vullnet.”

“Kushtetuta jonë nuk i jep të drejtën presidentit të vendit të bëjë veprime të tilla dhe të konsultohet në këtë format me përfaqësuesit të partive politike, unë insistova edhe për herën e dytë ta marr fjalën, por ai refuzoi, kisha qëllimin të ia thosha që qeveria Kurti nuk është rrzuar pse nuk ka ditur ta menaxhojë situatën nga COVID-i, por për shkak të pazareve të tij me LDK-në. Pra siç e keni kuptuar tashmë ekziston një tendëncë e Thaçit për të përmbysur vullnetin e qytetarëve.”