Tyson Fury fiton me nokaut ndaj Whyte

Tyson Fury ka arritur të mposht bashkëvendësin e tij, Dillian White në kuadër të peshave të rënda të kampionatit të WBC’së, me anë të ‘knock-out’.

Në një duel shumë interesant ku të pranishëm ishin rreth 94.000 mijë tifozë në ‘Wembley’, boksieri i pamposhtur gjatë karrierës së tij, Tyson Fury ka triumfuar kundër Dillian White.

Përgjatë gjithë kohës ishte Fury që ka dominuar kundërshtarin edhe pse edhe White kishte goditjet e tij por që nuk rezultuan në fund me një fitore.

Kujtojmë se gjatë karrierës së tij 33-vjeçari mbetet pa asnjë humbje pasi që nga 33 sfida ka shënuar 32 fitore dhe vetëm një barazim, ndërsa 22 i ka fituar me nokaut.