Tyson Fury kërcënon Joshuan: Do të nokautojë pas tri raundeve

Mbrëmë, Anthony Joshua ka arritur fitore me nokaut kundër Kubrat Pulev.

Pas meçit të fituar, Joshua tha se nuk e ka problem nëse do të ndeshet me Tyson Furyn apo cilindo nga kundërshtarët e mundshëm.

Por menjëherë pas kësaj deklarate të britanikut ka ardhur edhe përgjigja nga Fury në rrjetet sociale.

32-vjeçari ka thënë se do ta nokautojë Joshuan pas dy apo tri raundeve, duke i thënë bashkëkombësit të tij se do ta pret e njëjta gjë si Deontay Wilderin.

“Dua të luftojë me ty, është thjesht çështje kohe për luftën tonë. Do të nokautojë brenda dy ose tri raundeve”, ka deklaruar Fury.