Ballkani mposhtet nga Slavia e Prages

Slavia Praha ka marrë pikët e plota përballë Ballkanit duke e mposhtur me rezultat 3:2 në sfidën e dytë në fazën e Grupeve në Conference League.

Pjesa e parë ishte spektakolare kur u shënuan të gjitha gola, derisa Ballkani dy herë ishte në epërsi me golat e Ermal Krasniqit dhe Meriton Korenicës, megjithatë nuk arritën ta ruaj për t’u përmbysur me rezultat 3:2.

Të kujtojmë se 10 minuta Ballkani luajti me një lojtar më pak pasi Astrit Thaqi u ndëshkua direkt me karton të kuq.

Sfidën e radhës Ballkani e luan me Sivassporin që sonte fitojë në udhëtim ndaj Clujt.