Tyson Fury “shpërthen” pas meçit Joshua – Pulev

Tyson Fury “shpërthen” pas meçit Joshua – Pulev, shkruan Fokusi.info.

“Dua të luftojë me ty, është thjesht çështje kohe për luftën tonë. Do të nokautojë brenda dy ose tri raundeve”, ka thënë Fury duke iu drejtuar Joshuas.

Anthony Joshua mposhti sfiduesin e tij, Kubrat Pulev.

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë e mbajti premtimin e tij dhe mposhti sfiduesin Kubrat Pulev me nokaut në raundin e nëntë.

Pulev u rrëzua dy herë nga Joshua në raundin e tretë dhe nga aty vazhdoi dominimi i kampionit në fuqi.

Dyshja ishin shprehur se do të hyjnë në ballafaqim me synim të fitojnë me nokaut por premtimin e mbajti kampioni në fuqi i cili vazhdon t’i mbrojë brezat e kampionit të botës në kategorinë e rëndë.

Fitorja e Joshuas i hap rrugë duelit të madh të unifikimit të titujve me Tyson Fury.