Lorik Cana në krye të klubit të njohur zviceran

Ish Kapiteni i Kombëtares Kuq e Zi, legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, është në negociata të avancuara me klubin zviceran Fc Lausanne Sport, negociata që pritet të konkretizohen brenda këtij muaji.

Përfundimi pozitiv i negociatave do ta çojë Lorik Canën në krye të ekipit, saktësisht në pozitën e drejtorit sportiv.

Kapiteni Cana rikthehet si drejtor sportiv në klubin dhe qytetin ku filloi dashurinë e parë futbollistike.

Lajmi është konfirmuar nga burime të afërta me Lorik Cana.

Rtklive u përpoq të merrte qëndrim zyrtarë nga Cana gjatë ditës së sotme, por ishte e pamundur.