U aksidentua para disa ditësh në Mitrovicë, vdes nga plagët e marra

Policia e Kosovës njofton se dje ka ndërruar jetë një person si pasojë e lëndimeve të marra nga një aksident që ka ndodhur më datë 7 mars në Mitrovicë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë.