U arrestua ditën e djeshme, merret vendimi për Aleksandër Gjokën

Ditën e djeshme këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u arrestua nga policia pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Ai u përfshi në një askident gjatë oëve të para të mëngjesit të së shtunës në zonën e Farkës në Tiranë, nga ku mori disa lëndime.

Gjykata e ka lënë në “arrest shtëpie”.

Kujtojmë se edhe para dy vitesh Aleksandër Gjoka u arrestua po për të njëjtën arsye teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur.