U hodh nga kati i pestë i pallatit ndërron jetë mesuesja në Gjirokastër

Ka ndërruar jetë në spital gruaja që u hodh nga kati i pestë mengjesin e sotëm në Gjirokastër.

Ishin banorët që njoftuan dhe ambulanca ka shkuar në vendin ku është hedhur gruaja reth 40-vjeçare, Fabiola Kadena dhe e ka dërguar në siptal. Por ajo nuk ka mundur të mbijetojë dhe siç njofton policia gruaja ka qenë në gjendje të rënduar depresive. Ajo ishte mësuese.

Ja njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Informacion paraprak.

Rreth orës 08:45, njoftohemi se në lagjen “Granicë”, Gjirokastër shtetasia F. K., rreth 40, në gjendje të rënduar depresive,  është vetëhedhur nga kati i pestë i një pallati dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.

Menjëherë në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.