U kap duke vjedhur në banesë, 29-vjeçari përleshet me thikë me policin

Një 29-vjeçar me iniciale O.T. ka rënë në prangat e policisë pasi po tentonte të vidhte një banesë në Durrës. Gjatë kapjes në flagrancë ai ka tentuar të godasë me mjet prerës punonjësin e policisë, por është neutralizuar nga forcat e policisë.

Dyshohet se 4 ditë më parë ka grabitur banesën e shtetasit me iniciale A.L. në lagjen 15.

Gjatë kontrollit fiziki atij i është sekuestruar thika me të cilën ka tentuar të godasë punonjësin e policisë.

“Policia e Durrësit falënderon dhe fton çdo qytetar që për informacione që disponojnë dhe janë më interes të uniformave blu, në vijim të rritjes së sigurisë së tyre të telefonojë në numrat 112 dhe 129 dhe reagimi do të jetë mjaft i shpejtë dhe profesional”, njofton policia.