Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët. Gjatë ditës ose pasdite priten reshje shiu e bore të cilat shumë shpejtë do të shndërrohen në reshje bore. Kalimthi priten reshje mjaft estetike, por të cilat nuk do të zgjasin shumë. Erërat do të fillojnë të fryjnë nga veriu dhe veriperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot i ndryshueshëm, vende-vende me reshje shiu e bore. Pasdite priten reshje bore në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Në perëndim të Shqipërisë kryesisht reshje të dobëta shiu.

Të enjten gjatë ditës ose pasdite valë e re reshjesh bore në Kosovë, pjesë të shumta të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Reshjet nuk pritet të zgjasin shumë. Në lindje, juglindje të Shqipërisë dhe perëndim, veriperëndim të Maqedonisë së Veriut priten reshje të dendura bore, por të cilat nuk do të zgjasin shumë.

Në viset bregdetare dhe mesdhetare të Shqipërisë kryesisht reshje shiu, por nuk përjashtohet mundësia për reshje afatshkurtra bore edhe në disa nga këto vise të Shqipërisë. Temperaturat do të shënojnë ulje të theksuar.

Nga e premta do të mbajë mot mjaft i ftohtë dhe na presin ditë të akullta ku temperaturat maksimale vështirë se mund të prekin shifrën 0 (Kosovë). Priten vranësira, erëra të akullta veriore, mundësi edhe për intervale kohore me diell dhe mundësi për fjolla ose rrebeshe bore kryesisht në disa vise në Kosovë. Minuset do të prekin edhe bregdetin e Shqipërisë por do të jetë kryesisht thatë./Meteoballkan