U planifikua vrasja e Dick Marty, Latifi : Eh, sa punët e ndyta i kryen UDBA, të gjitha do të dalin një ditë

Analisti Blerim Latifi, ka reaguar pas raportimeve se Dick Marty është kërcënuar nga shërbimet intelegjence serbe, ku dëshironin ta vrisnin dhe faji t’i mbetej kosovarëve, e që sipas Latifit jo vetëm këtë punë të ndytë e kanë kryer UDBA, ata shumë të tilla kanë kryer vetëm për t’na paraqitur para Europës si shoqëri ku lulëzon fryma antieuropiane.

“Të gjitha do të dalin një ditë. “, shkruan Latifi.

Postimi:

Dick Marty : “kërcënimi ndaj meje me sa duket vjen nga qarqe të caktuara të shërbimeve të inteligjencës serbe, të cilët i kërkuan botës së krimit, vrasësve profesionistë, të më likuidojnë thjesht për t’ua vënë fajin kosovarëve”.

Eh, sa punët e ndyta i kryen UDBA brenda e jashtë Kosovës për t’na paraqitur para Europës si një shoqëri ku lulëzon fryma antieuropiane.

Të gjitha do të dalin një ditë.

Kështu si ky plani për ta eleminu Martyn dhe për t’ua lënë fajin shqiptarëve.