Zhduken dy vajza, një në Viti dhe një në Mitrovicë

Policia raporton për zhdukjen e dy vajzave nga shtëpia e tyre.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Lubishtë të Vitisë ku babai i saj ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Ndërsa rasti i dytë ka ndodhur në Mitrovicë ku po ashtu babai ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.