U raportua për 10 pasagjerë në aeroplanin e rrëzuar në Rusi, por janë gjetur tetë – asnjëri nuk konfirmohet se është Prigozhin

Të paktën tetë trupa janë gjetur në vendin e rrëzimit të aeroplanit, raportojnë mediat e huaja.

Media shtetërore ruse kanë raportuar se tetë trupa të pajetë janë gjetur në vendin e rrëzimit të aeroplanit në Tver, i cili është në veri të Moskës.

Gjithashtu u raportua se në bordin e aeroplanit ndodheshin dhjetë persona, raporton cnn.

Zyrtarët rusë nuk e kanë identifikuar asnjë nga viktimat edhe pse u raportua se shefi i grupit mercenarë rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve.

Ndryshe, Prigozhin raportohet se ka mundësi që në fund të mos ketë hipur në aeroplan.

Mediat raportojnë se një aeroplan që i përkiste kreut të grupit të Wagnerit ka aterruar në një aeroport privat në Moskë, sipas sistemeve të gjurmimit Flight Radar.

Ka spekulime se Prigozhin mund të ketë qenë në këtë aeroplanin e dytë – por tani për tani, thjesht nuk dihet.

Të dhënat tregojnë se aeroplani u nis nga Shën Petersburg gjatë ditës së sotme dhe fluturoi drejt Moskës. Aeroplani zhduket nga radari pranë aeroportit “Ostafyevo” në Moskë.

Do të kalojë kohë derisa ajo që ka ndodhur të mund të vërtetohet edhe nga autoritetet hetimore./Telegrafi/