U raportua se e theu vetizolimin, reagon Eliza Hoxha

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka reaguar pas raportimit të mediave se e ka thyer vetizolimin, pasi është e prekur me koronavirus.

“Derisa unë pres para hyrjes së banesës sime vëllaun tim për të më dërgu për rentgen të mushkërive për shkak të gjendjes jo të mirë shoh tash edhe këso lajme.

Për keqardhje!

Unë për me u shëtitë rrugëve e kafeve me COVID se kisha bo publike fare, qysh po bëjnë shumica”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e saj në “Facebook”, raporton Gazeta Evropa.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë rritur raste me koronavirus në Kosovë.

Vetëm dje(e premte), 205 persona janë diagnostifikuar me koronavirus në Kosovë.