Arrestohen dy zyrtarë të APK-së

Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë Agjensionit të Pyjeve të Kosovës për shkak të dyshimit se e lanë të kalojnë një kamion të ngarkuar me dru rreth 12 m³ ilegalisht te Laura 1, Gryka e Deçanit.

Ata nuk kanë ndërmarrë veprimet konform kompetencave, njofton Klan Kosova.

Drutë janë sekuestruar dhe dërguar në depon e Parkut Kombëtar në Deçan.

Në lidhje me rastin që ndodhi të premten në mëngjes është konsultuar Prokurori i Shtetit me vendim të së cilit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.