“U vra, u vra, u vra” / Molliqaj: Kurti s’e ka interesin për drejtësi në rastin Dehari, do vetëm një rezultat nga hetimet

Drejtuesi i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha në Pressing në T7 se nëse rezultati i drejtësisë për vdekjen e Astrit Deharit nuk është në përputhje me atë që kanë thënë, është shkatërruese për VV-në.

“Jo s’e drita në rastin Dehari, nëse eventualisht nuk është në përputhje me atë që kanë thënë, është shkatërruese për ta. Sepse nëse gjithë kohën, del ju thua njerëzve që është vra, dhe drejtësia vendos ndryshe, dhe ti i beson asaj drejtësie, kjo i bjen që ti je ngutë dhe e ke bë me qëllim. Sepse nuk është që kanë pas prova ma shumë sesa kanë pas prokuroria e policia e ne të tjerët”, tha Molliqaj në Pressing.

“Sa ishin në opozitë lypshin ekspertizë të jashtme, në atë kohë kryeministër Ramush Haradinaj e pat taku familjen, dha mbështetjen dhe ndodhi ekspertiza. U bë edhe hapi i dytë i eksperitzës, ka mbet edhe niveli i tretë që është super-ekpertiza. Tani çka unë e mbështes është me bë një super ekspertizë që nënkupton që e vlerëson rastin jo vetëm të provave mjeko-ligjore, por gjithçka dhe besoj që kushdo nuk don me bë këtë është duke manipulu qëllimshëm”, u shpreh ai.