Uashingtoni, Moska dhe Pekini bien dakord për tërheqjen e trupave nga Afganistani

SHBA-ja u shpreh të premten se ishte dakord me rivalët e saj rusë dhe kinezë për një pikë kyçe të negociatave të paqes në Afganistan, tërheqjen e trupave të huaj nga vendi.

Zalmay Khalilzad emisari i SHBA-së për Afganistanin u takua me homologët kinezë dhe rusë në Moskë për arritjen e një konsensusi për përfundimin e kësaj lufte, më e gjata e historisë amerikane.

Në një komunikatë të përbashkët, të nënshkruar nga tre fuqitë e mëdha, shpeshherë në mosmarrëveshje për çështjet e mëdha ndërkombëtare, u bë thirrje për një proces paqeje gjithëpërfshirës dhe të drejtuar nga Afganistani.

”Të treja palët kërkuan një tërheqje të organizuar dhe të përgjegjshme të trupave të huaja nga Afganistani’’, sipas deklaratës së diplomacisë amerikane./atsh