“Ubuntu” – fjalë e një fisi primitiv, kuptimin e së cilës njerëzimi modern e ka harruar kaherë

Një antropolog bëri një eksperiment shoqëror me fëmijët e një fisi primitiv afrikan. Vendosi një shportë me fruta diku pranë dhe iu tha: Ai që arrin i pari tek shporta, do të marrë të gjitha frutat që ka në të. Pasi u bëri me shenjë që të nisen në garë, u befasua me sjelljen e tyre.

Fëmijët u kapën dorë për dore dhe të gjithë bashkërisht vrapuan drejt shportës. Kur mbërritën i ndanë frutat me njëritjetrin. Kur antropologu i pyeti se pse vepruan ashtu kur mund të garonin dhe fituesi ta merte të gjithë shportën për vete, ata u përgjigjën të habitur “UBUNTU”. Në gjuhën e tyre, kjo fjalë ka kuptimin e dhembshurisë dhe humanizmit.

Mbijetesa e tyre bazohet në komunitet, ata janë edukuar në mënyrë të atillë që nuk mundet një person të jetë i lumtur nëse të tjerët përreth tij nuk janë të lumtur.

Të gjitha këto vlera dhe parime, ata i përfshijnë në fjalën ‘ubuntu’. Vetëm duke thënë këtë fjalë ke thënë ‘unë jam sepse ne jemi’, apo ‘dhembshuria karshi të tjerëve’.