Udhëtim në dëborë, rrugëtimi i alpinistit shqiptar që theu këmbën në Malin e Tomorrit

0
215

Alpinisti shqiptar që pësoi një aksident dhe u desh ndërhyrja e helikopterit të Ministrisë së Shëndetësisë për ta shpëtuar ka udhëtuar për shumë orë mbi malet me dëborë të Shqipërisë.

Grupi i alpinistëve që të gjithë shqiptarë, emrat e të cilëve nuk dihen e kanë nisur rrugëtimin nga maja e malit të Dardhës në Librazhd për të vijuar më pas në të tjera lartësi me destinacion final majën më të lartë atë të Tomorri.

Por, rrugëtimi nuk ka shkuar sikurse e kishin menduar. Një nga pjesëtarët e grupit të alpinistëve ka rrëshqitur në dëborë dhe ka thyer këmbën.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi tē Çesmës së Tarikos. Alpinisti ka qënë pjesë e një grupi prej 4 alpinistësh që kishin shkuar për të eksploruar Malin e Tomorrit por gjatē ecjes në mal, njëri prej tyre ka rrëshkitur në një zonë të thepisur. Ai është ndihmuar për t’u nxjerrë nga vendi nga bashkëudhëtarët e tij në këtë aventurë.

Burime të Komisariatit të Policisë së Skraparit bëjnë me dije se alpinistët ishin nisur në mëngjes nga Qafa e Dardhë në Librazhd drejt Malit të Tomorrit. Të njëjtat burime konfirmojnë se 4 alpinistët kishin kaluar Çesmën e Tarikos dhe po i drejtoheshin pikës më të lartë të Malit të Tomorrit.

Për të bërë të mundur shpëtimin e tij, është dashur ndërhyrja e helokopterit, pasi për shkak të mungesës së rrugës, por edhe borës çdo mjet tjetër nga toka e ka pasur të pamundur.

Gazeta SHQIP