Udhëtuan për 14 orë në det, si u zbulua anija me 69 shqiptarë që po trafikoheshin drejt Britanisë

Katër persona janë shpallur fajtorë nga gjykata britanike pasi nëntorin e kaluar tentuan të trafikojnë 69 shqiptarë në Britaninë e Madhe.

BBC shkruan se një peshkarexhë 30 metra e gjatë, u kap në brigjet e Norfolk nga forcat kufitare dhe u dërgua në Essex ku gjatë kontrollit u zbuluan emigrantët shqiptarë.

Trupa gjykuese doli në përfundimin se peshkarexha kishte ecur për 14 orë në det pasi ishte nisur nga Belgjika.

Kfir Ivgi, 32 vjeç, Sergejs Kuliss, 39 vjeç, Alexandrs Gulpe, 44 vjeç dhe Igor Koysi, 56 vjeç, u shpallën fajtorë nga gjykata ndërkohë që personi i pestë i arrestuar në lidhje me këtë skemë trafiku fitoi lirinë.