Ambasada e SHBA-së: Mbyllja e çështjes së të pagjeturve duhet të jetë prioritet

Në Kosovë sot shënohet Dita Kombëtare e të Zhdukurve nga lufta e fundit 1998/99

Për këtë ngjarje ka reaguar ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, thuhet se gjetja e përgjegjësive që sigurojnë mbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë me anëtarët e familjes që ende – dekada më vonë – nuk e dinë se çfarë ka ndodhur me të dashurit e tyre të zhdukur”, thuhet në reagimin e ambasadës.

“Gjetja e përgjigjeve që sigurojnë mbyllje për familjet e të zhdukurve duhet të jetë prioritet”.

Sipas të dhënave zyrtare, 1.617 persona konsiderohen të zhdukur me forcë që nga lufta e fundit në Kosovë.