Ujku shqetëson banorët e Opojës (video)

Gjatë stinës së dimrit është e zakonshme që në fshatrat e Komunës së Dragashit të shihen kafshë të egra.

Një ujk është parë shumë afër fshatit Pllavë në këtë komunë malore të Kosovës.

Ai shihet duke lëvizur lirshëm në vendin e quajtur “Livadhi i Cucës” në rrugën që dërgon në qytezën e Dragashit./IndeksOnline