Ukaj: Kurti sot i shkeli me të dy këmbët parimet e rrejshme mbi të cilat ishte rritur

0
146

Ish-kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Florent Ukaj ka shkruar rreth takimit të parë Kurti-Vuçiq në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Ukaj ka thënë se kryeministri Albin Kurti është rritur mbi parime të rrejshme duke kundërshtuar gjithçka që kishte të bënte me negociatat dhe marrëveshjet ndërkombëtare, por se tani në pozitën e kryeministrit a po i shkelë këto parime me të dyja këmbët.

Sipas tij, Kurti shkoi në negociata pa kërkuar falje Vuçiqi, pa i paguar Serbia dëmet e luftës e pa u gjetur edhe i zhdukuri i fundit.

Reagimi i plotë:

Vetëvendosja, u rritë duke duke kundërshtuar gjithçka që kishte të bëjë me negociatat dhe marrëveshjet ndërkombëtare, u rritë mbi parimet e rrejshme, që në realitet secilia qeveri dhe kryeministër nuk mund t’i ikte këtyre përgjegjësieve shtetërore.

Albini, tani jo që po i mbronë parimet e veta, por po i shkelë me të dy këmbët.

Albini, shkoi në negociata pa i kërkuar falje Vuçiqi.

Albini, shkoi në negociata pa i paguar Serbia dëmet e luftës.

Albini, shkoi në negociata pa u gjetur edhe i zhdukuri i fundit.

Albini, është ngritur mbi këto parime, andaj takimet e Albinit janë s’kuqje dhe të sikletshme për të.