Ukraina shkatërron dy avionë rusë

Forcat ushtarake ukrainase kanë rrëzuar dy avion rusë, mëngjesin e së hënës.

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar pamje se si forcat ushtarake i rrëzuan avionët rusë.

Sulmi ka ndodhur në qytetet Vasylkiv dhe Brovary.

“Forcat Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës po mbrojnë me vetëmohim dhe mjeshtëri Ukrainën nga qielli. Mbrëmë, gjatë sulmeve ajrore të pushtuesve në Vasylkiv dhe Brovary, pilotët luftarakë ukrainas kapën dhe rrëzuan dy avionë rusë”, thuhet në njoftim./Fokusi.info/