Klinaku në Hagë: Prapa këtyre dyerve duhej të ishin pushtuesit serb

Ushtruesi i detyrës i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka qëndruar sot në Hagë, shkruan Fokusi.info.

Atje, Klinaku ka vizituar ish-krerët e UÇK-së.

Njoftimin e ka bërë të ditur vet Klinaku, përmes një postimi në Facebook.

“Prapa këtyre dyerve, do të duhej që ta kenë vendin pjesëtarët e pushtuesit serb, që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.

Sot i vizituam çlirimtarët:

Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Rexhep Selimi, Pjetër Shala e Kadri Veseli.

Vizitat i vazhdojmë edhe nesër me:

Nasim Haradinaj, Hysni Gucati e Hashim Thaçi.

Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë, përballë këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë” shkroi Klinaku.