Uruguai – Peru, gjysmëfinalisti vendoset nga penalltitë (video)

Kombëtarja e Perusë është gjysmëfinalistja e katërt e Kupës së Amerikës, e cila do të përballet me Kilin.

Teknologjia VAR ka qenë vendimtare edhe në ndeshjen Urugai – Peru, e cila u mbyll me rezultatin 0:0 në kohën e rregullt.

Në një ndeshje të dominuar nga Uruguai, ishte teknologjia ajo që vendosi gjithçka, duke anuluar tri gola, shkruan lajmi.net.

Milimetrike ishte pozita jashtë loje e Luis Suarez, kur u anulua ‘goli i tretë’ në këtë ndeshje mjaft interesante.

Pas përfundimit të kohës së rregullt, skuadrat shkuan në ekzekutimin e penalltive, për të vendosur gjysmëfinalistin e katërt të Kupës së Amerikës, për të cilin priste kombëtarja e Kilit.

Në ekzekutimin e penalltive më të saktë u treguan Peruja, të cilët siguruan gjysmëfinalen, pasi Suarez gaboi nga pika e bardhë.

Duke triumfuar me rezultatin 5:4 në këtë çerekfinale kundër Uruguait, të vendosur nga VAR-i, Peruja do të përballet me Kilin në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.

https://streamable.com/jj8kq