Nis seanca e Kuvendit, në rend dite Trusti

Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e paraparë për në ora 10:00.

Aty ndër të tjera do të shqyrtohet në lexim të parë Projektligji për Trustin.

Në rendin e ditës për seancën e sotme, konkretisht në pikën e 4-të do të jetë Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.04/L-101 për Fondet Pensionale të Kosovës.

Po ashtu, në rendë dite është edhe Shqyrtimi i raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrës në sektorin e energjisë për periudhat 2006-2022.