Ushtarët rusë dalin nga streha pas bombardimeve nga forcat ukrainase

“The Sun” ka publikuar një video ku pretendohet se bëhet fjalë për ikjen e forcave ruse nga një bombardim ukrainas nga ajri.

Në video shihet një numër i personave duke dalë nga një strehë pas një shpërthimi.

Video është bërë nga droni.

Pushtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt. Sipas të dhënave të Forcave të Armatosura të Ukrainës që nga 24 shkurti janë vrarë afro 21 mijë ushtarë rusë.