Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë aprovon buxhetin për vitin 2022

Kuvendi i Komunës së Vushtrrisë në seancën e sotme të jashtëzakonshme, me vota unanime ka miratuat buxhetin për vitin 2022, shkruan Fokusi.info.

Lidhur me aprovimin e buxhetit, ka njoftuar edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi.

Njoftimi i plotë:

MIRATOHET BUXHETI I KOMUNËS SË VUSHTRRISË PËR VITIN 2022

Të dashur qytetarë të Vushtrrisë,

Sot në seancën e jashtëzakonshme, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë me vota unanime miratoi buxhetin për Vitin 2022. Falenderoj të gjithë këshilltarët e Kuvendit Komunal që me përkushtim e përgjegjësi analizuan dhe votuan buxhetin.

Na priftë e mbara!