Ushtria ukrainase: Tanket ruse me shkronjën ‘V’ janë të rrezikshme, terroristë me mision special

Natën e 24 shkurtit, Rusia nisi një luftë në shkallë të gjerë kundër Ukrainës, duke sulmuar me raketa dhe tanke, Kievin dhe një numër qytetesh të tjera ukrainase. Lufta vazhdon në disa qendra rajonale, ndërsa ushtarët ukrainas po përballen me pushtuesit rus të cilët vazhdojnë ofensivën. Ndërkohë ushtria ukrainase po kërkon një kolonë ushtarësh rusë të pajisur me tanke të shënuar me shkronjën “V”. Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes (NSDC) Oleksiy Danilov tha se kjo kolonë ushtarësh me këto tanke ka mision special dhe janë terroristë.

Oleksiy Danilov

Kujdes! Urgjent! Shumë e rëndësishme! Ushtria ukrainase po kërkon një kolonë ushtarësh rus me tanke dhe pajisje luftarake të shënuar me shkronjën V. Theksojmë! Këta janë terroristë të rrezikshëm të cilët janë në Ukrainë me një detyrë speciale.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes vuri në dukje se pajisjet po lëviznin drejt Kievit dhe u bëri thirrje qytetarëve që kanë parë këtë autokolonë të informojnë urgjentisht Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes

Shumë e rëndësishme. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të rajonit të Kievit dhe Kievit! Të gjithë ata që kanë parë dhe e dinë vendndodhjen e kësaj kolone, urgjentisht t’u japin të dhëna, ushtarëve ukrainas. Kjo është shumë e rëndësishme. Lavdi Ukrainës!

Burimi: ua.interfax.com.ua