Uzuni rikthen “shqiponjën” në LaLiga, gol vendimtar për Granadën

Granada dhe Alameria, dy ekipet që mbyllin klasifikimin e La Ligas, ndanë pikët në stadium “Los Carmenes” në një barazim 1-1, që, në fakt, nuk i vlejti asnjërës skuadër.

Golin e ekipit andaluz e realizoi sulmuesi i Kombëtares Kuqezi, Myrto Uzuni, por që nuk mjaftoi për të marrë tri pikët.

Më kalimin e javavëve bëhet gjithnjë e më e vështirë për Granadën gara për mbijetesë.

Goli i Uzunit:

Fantastik Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar realizoi golin e barazimit (1-1) në takimin me Almerian, një rivale e drejtpërdrejtë për mbijetesë.
Në minutën e 75-të, “bomberi” kuqezi i shkëputet me zgjuarsi mbrojtjes dhe përballë portierit nuk gabon, 1-1. Ishte goli i shtatë sezonal për sulmuesin beratas.