Suad Sahiti shënon gol të bukur dhe i siguron fitoren ekipit të tij (Video)

Sulmuesi i Kosovës, Suad Sahiti ka shënuar një gol të bukur në sfidën e sotme ndaj Plovdivit në elitën e futbollit bullgar.

Ai i dha fitoren ekipit të tij, Septemvri Sofias duke shënuar në minutën e 33-të, transmeton Koha.net.