Vajza 10-vjeçare i mbijetoi stuhisë në Rusi për 18 orë dhe sekreti ishte një qen endacak

Një vajzë 10-vjeçare arriti të mbijetonte 18 orë gjatë natës në një stuhi të ftohtë dimërore në Rusi. Sekreti i saj i mbijetesës ishte një qen endacak. 

Pasi u zhduk nga shkolla në Uglegorsk, Rusi dhe u bllokua nga stuhia e ftohtë e dëborës, vajza u mbërthye pas ngrohtësisë së kafshës endacake përpara se një grup autoritetesh dhe vullnetarësh ta gjenin.

Vajza, emri i së cilës nuk u përmend nga autoritetet, u zhduk rreth orës 13:00 më 13 janar përpara se nëna e saj të telefononte në polici, sipas raporteve lokale. 

2Ton tregon kërkesat e çuditshme të fansave, ja ku e duan autografin

Për shkak se stuhia kishte çuar në rrëshqitje deri në 2 metra të borës një grup autoritetesh dhe vullnetarësh bashkëpunuan në pastrimin e qytetit në përpjekje për të gjetur vajzën.

Vajza u gjet e ulur në një ballkon duke përqafuar qenin dhe tha se po e bënte këtë për të marrë ngrohtësinë e gëzofit.

“Fakti që vajza mbeti gjallë në një mot të tillë është vërtet një mrekulli,” i tha gazetës kërkuesi vullnetar Anatoli Ivanov . 

Sipas medies ruse, ASTV, vajza u dërgua në një spital lokal, dhe gëzon shëndet të plotë.

OraNews