Vajza e Shkurte Fejzës tregon për gjendjen e babait të saj

Vajza e Bajrush Behlulit, Gresa, ka dhënë detaje mbi gjendjen e babait të saj, i cili u godit nga një veturë në Prizren.

Ajo tha se babai i saj është mirë me shëndet, teksa ka falënderuar të gjithë stafin mjekësor që u angazhuan për tejkalimin e gjendjes.

“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu dhe është mirë. Falënderojmë të gjithë stafin mjekësor të spitalit regjional të Prizrenit, mjekët, motrat, që nga porta e deri specialistët që u angazhuan për tejkalimin e kësaj gjendje”, shkroi ajo,m.

Tutje, Behluli bëri të ditur se babai i saj nuk është liruar nga spitali, ndërsa falënderoi të gjithë ata që u kujdesën për gjendjen shëndetësore të tij.