VALA ka një njoftim për konsumatorët e saj

Operatori i shërbimeve telefonike, VALA, iu ka bërë thirrje konsumatorëve se në rast se hasin në një link me pamjen si në foton e bashkangjitur, ta injorojnë pasiqë është link i rremë dhe si i tillë mund t’i dëmtojë.

Këtë njoftim, VALA e ka bërë përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.