Vallecano triumfoi ndaj Real Madridit (video)

Real Madrid ka humbur në udhëtim te Ray Vallecano në stadiumin ‘Campo de Fútbol de Vallecas’ me rezultat minimal 1 – 0.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Adri Embarba, duke realizuar nga penalltia në minutën e 23-të, raporton Fokusi.info.

Vallecano e dominoi pothuajse të gjithë ndeshjen, duke patur më shumë raste për gol se sa Real Madrid.

Pas javës së 35-të, Real Madrid gjendet në vendin e tretë me 65 pikë, gjersa Barcelona mbrëmë e fitoi titullin e La Liga-së me 83 pikë të grumbulluara. Kurse, Vallecano gjendet në vendin e parafundit me 31 pikë.

https://streamable.com/d9nzn