Valon Murati publikon foto të Gjergj Kastriotit, ka një mesazh për kombin shqiptar

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati përmes një postimi në Facebook ka postuar një pikturë nga Agim Sulaj për Gjergj Kastriotin.

Murati i thotë se tani i kemi rrethanat më të favorshme në historinë tonë për të ecur përpara.

”Gjergji i madh si përherë duke medituar mbi fatet e kombit. Sa po mendojmë ne dhe sa po i shfrytëzojmë rrethanat më të favorshme ndonjëherë në historinë tonë të re për të ecur para, do duhej të ishte pyetja qenësore në këtë prag feste?” ka shkruar Murati.