Valon Syla flet drejtpërdrejt nga QKUK pas sulmit

“Tre islamikë fanatikë më kanë sulmuar, shpejtë e shpejtë ka ndodhur edhe kanë ik”.

Kështu ka deklaruar Valon Syla drejtpërdrejt nga ambientet e QKUK-së për Dukagjinin.

Syla ishte duke folur akoma kur gazetarit të RTV Dukagjinit iu pengua filmimi nga Policia e Kosovës.

Drejtori i Emergjencës, Naser Syla ka deklaruar se gazetarit Valon Syla janë duke iu bërë ekzaminimet.Gazetari Valon Syla ishte sulmuar mbrëmjen e së martës me ç’rast, është përcjellur në QKUK. Ai ka thënë se Syla pritet të lëshohet për në shtëpi.

“Janë duke u kryer ekzaminimet, me gjasë do të lëshohet në shtëpi”, ka treguar Syla për Dukagjinin.