Valon Syla: Jam pro korrigjimit të kufijve – nëse konflikti shqiptaro-serb përfundon

Analisti politik, Valon Syla, ka thënë se e mbështetë idenë e korrigjimit të kufijve me Serbinë, nëse ky korrigjim do ta përfundonte një herë e mirë konfliktin shqiptaro-serb.

Ai këto komente i bëri në emisionin Info Magazine duke shtuar se një shumicë e madhe e politikanëve janë për idenë e korrigjimit të kufijve, por ata duan të sigurohen se do të ketë njohje nga Serbia.

“Ndarja e Kosovës është skenar serb, ndërsa korrigjimi i kufijve është një skenar tjetër”.

“AAK-ja ka bërë zhurmë edhe për demarkacion me Malin e Zi, por më në fund e ka votuar të njëjtën marrëveshje”.

“Një shumicë e madhe e politikanëve janë për idenë e korrigjimit të kufijve, por ata duan të sigurohen se do të ketë njohje nga Serbia”.

“Nëse ky korrigjim i kufijve përfundon një herë e përgjithmonë konfliktin shqiptaro-serb, atëherë unë e mbështes një ide të tillë”.

“Kryeministri Haradinaj është i interesuar vetëm se si të mbijetojë politikisht dhe jo t’i zgjidhë problemet”.

“Ai taksën e ka kushtëzuar me njohje, por ne të gjithë e dimë se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.

“Haradinaj e din se me këtë qasje nuk mund të shkojë tutje dhe ai po pret që të rrëzohet Qeveria”.

“Jemi në një situatë ku ora po ecën dhe 12 qershori po afrohet. Unë mendoj se çështja është shumë më serioze”.