Valon Syla: Kurti s’është askushi të zgjedh mes Bidenit e Trumpit, Amerika e shuton

Gazetari dhe opinionisti Valon Syla ka bërë një reagim në lidhje me çështjen e shumëpërfolur për përplasjen e Kurtit me administratën e Donald Trump.

Syla tha se politikanët amerikanë pavarësisht dallimeve politike, kanë pasur vazhdimisht dyshime te Kurti, përcjell Fokusi.info.

Tutje, ai  shtoi se VV nuk ka ndonjë rëndësi që të jetë kundër apo pro dikujt në Amerikë.

‘’Amerikanët, demokratë e republikanë, kanë qenë kundër edhe kanë pasë dyshime te Albin Kurti. S’është Vetëvendosje kërkushi me qenë kundër ose pro dikujna në Amerikë”, deklaroi ai.

Postimi i plotë:

Po e shoh që shumica po e interpretojnë kishe Albini ishte kundër Grenellit e jo kundër Bidenit. Një send po ja u shpjegoj.

Amerikanët, demokratë e republikanë, kanë qenë kundër edhe kanë pasë dyshime te Albin Kurti. S’është Vetëvendosje kërkushi me qenë kundër ose pro dikujna në Amerikë.

Jemi gjallë edhe e përjetojmë.

Ose kalitet Kurti, ose e shutojnë keq. Kaq.

Leni pallavrat. Na, ata Gleneli, Bideni, Amelika.

S’ju vet kush aty në Vetëvendosje, aq sa ju kanë vet deri tash… nëse ju ftojnë në Shtëpi të Bardhë, sukses është. Pastaj fillon ndryshimi. VV së pari i përzen islamistat politik dhe neomatksistat. Pastaj Albin Kurti tingllon si Rugova, Thaçi. Pra bëhet një Hashim Kurt i vogël.