Kurti e konfirmon se e ka pranuar “propozimin modern evropian” për Asociacionin

Kryeminstri Albin Kurti, ka reaguar pas takimeve të sotme që u zhvilluan në Bruksel. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se Vuçiq ka refuzuar një ofertë gjeneroze të tij, derisa ka thënë gjithashtu se letra e propozuar nga ai nënkuptonte anulimin e tri parimeve të Marrëveshjes Bazë dhe propozimin e 21 tetorit.

“Theksova se pas sulmeve terroriste të 24 shtatorit, rëndësia e sigurisë në Kosovë është parësore, siç është mbajtja e Serbisë përgjegjëse. Kosova ka pranuar Marrëveshjen Bazë dhe unë ofrova ta nënshkruaj sot këtë herë së bashku me propozimin e 21 tetorit.”, tha Kurti, transmeton Fokusi.info.

Propozimi i 21 tetorit në vete përmbante gjithashtu një “propozim modern evropian” për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.