Masat e reja, komunat në zonën e kuqe mund të lëvizin deri në ora 20:00

Qeveria e Kosovës ka prezantuar masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

Nga nesër qytetarëve të Kosovës të cilët janë në zonën e kuqe,  u ndalohet lëvizja e lirë nga ora 20:00 në mbrëmje deri në orën 05:00 në mëngjes, shkruan Fokusi.info

E nga kjo masë përjashtohen punëtorët shëndetësorë, të sigurisë, drejtësisë dhe të gjithë ata persona që janë të pajisur me leje të veçanta për qarkullim.

Masa e plotë:

Ndalohet lëvizja e qytetarëve jashtë shtëpive/banesave të tyre nga ora 20:00 deri në orën 05:00, përveç për nevoja emergjente dhe shëndetësore të dokumentuar në mënyrë të përshtatshme, duke përjashtuar nga kjo masë personelin shëndetësorë, të sigurisë, të drejtësisë dhe të ngjashme, dhe punëtorët e operatorëve ekonomik që paisen me leje të veçanta për qarkullim;