Varianti Omicron/ Rama thirrje qytetarëve

Kryeministri Edi Rama, u ka bërë apel qytetarëve që të bëjnë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se vetëm në këtë mënyrë mund të jemi të mbrojtur gjatë dimrit dhe të përballojmë variantin e ri Omicron.

“Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar të vijoni vaksinimin me dozën e tretë përforcuese, për të qenë më të mbrojtur gjatë dimrit e për të mos i dhënë virusit një mundësi të dytë ndërkohë që varianti i ri Omicron po shqetëson botën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.