Vazhdojnë lëkundjet, dy tërmete brenda katër minutash në Shqipëri

Teksa po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në Shqipëri, në Durrës po vazhdon të lëkundet toka.

Nga ajo që shihet nga Qendra Evropiane për Tërmetet, bëhet e ditur se për pesë minuta, Shqipëria është tronditur nga dy lëkundje.

Tërmeti i parë kishte magnitudë prej 4.0 ballë, teksa i dyti prej 3.7 ballësh.

Bilanci aktual i viktimave është 20 persona.