Vazhdojnë sulmet kundër Amerikës: Milaim Zeka e quan bos të krimit ish ambasadorin amerikan

Miliam Zeka ka reaguar ashpër pasi që ish ambasadori amerikan në Kosovë,Greg Delawie ka thënë që amerikanët nuk duhet t’i përkrahin politikanët e korruptuar në Kosovë te cilët tentuan të na godasin me thikë pas shpine.

Zeka është shprehur se ambasadori Delawie duhet të tregojë se sa kriminel i ka shpëtu ai nga arrestimi i Eulexit.

Ai pyet ambasadorin Greg Delawie se a e ka harruar ai kohën kur ata sillnin president nga zarfi.

Tutje ai thotë se Amerika përcakton të drejtën edhe kur e ka gabim sepse është e fortë.

Postimi i Zekës:

Krejte pajtohem me deklaraten e ketije ambasadori, vetem se ka harru me thane koken e te vertetes: Bossi i krimit te organizuar dhe korrupsionit ne Kosove ka qene ish ambasadori Kristofer Dell. Le te tregoje ambasadori se sa kriminel i ka shpetu ai dhe te tjeret nga arrestimet e Eulexit?!!! Etj, etj. A ka harru ish ambasadori kur na i sillnit presidentete neper zarfe a?

O ambasador, te drejten e percakton i forti. Ju edhe kur e keni gabim, prap drejte e keni…!!!