Vazhdojnë trenat ilegalë në veri, institucionet kosovare në gjumë

Beogradi zyrtar para dy vjetësh kishte nisur një tren drejt Kosovës, i dekoruar me flamuj serbë, me mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 20 gjuhë dhe ikonografi mesjetare.

Treni ishte nisur pa lejen e Prishtinës zyrtare, e cila e vlerësoi synimin për hyrjen e tij në Kosovë si provokim dhe shkelje të sovranitetit të saj, andaj edhe nuk e lejuan hyrjen e tij.

Ndonëse janë bërë dy vite, ende trenat nga Serbia po futen ilegalisht në territorin e Kosovës.

Siç mëson Gazeta Tribuna, dy linja të trenave hyjnë çdo ditë në Kosovë, ani pse kjo gjë është ndaluar nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave, pasi që kjo e fundit, kishte nxjerrë një vendim që ndalon hyrjen e çdo lloj treni në territorin e Republikës së Kosovës.

Një vendim i Autoriteti Rregullativ të Hekurudhave i lëshuar me 14 janar të 2017, specifikon saktë se i vetmi operator i licencuar në Kosovë është NP “Hekurudhat e Kosovës ‘Trainkos’”, dhe çdo kush që tenton të organizoj një transport të tillë është i paligjshëm për Hekurudhat e Kosovës.

Nga ky institucion kanë konfirmuar se kërkesa për ndaljen e trenave nga Serbia është dërguar në Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Policisë së Kosovës, për që asnjëra nga këto institucione nuk kanë vepruar.

E nga Policia e Kosovës nuk kanë dashur të flasin, përkundër pritjes me javë të tëra