Fjalët njerëzore të Ronaldos pas shpalljes së Messit sulmuesi më i mirë (video)

Lionel Messi është fituesi më i ri i çmimit “Sulmuesi më i mirë i sezonit 2018-2019 në UEFA Champions League”.

Për të arritur te trofeu individual, argjentinasi mposhti konkurencën e sulmuesit të Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe senegalezit të Liverpool, Sadio Mane.

Të ulur krah njëri tjetrit, Ronaldo tha se shpresonte që në të ardhshmen të hanin një darkë bashkë.

Batuta e tij shkaktoi të qeshura në sallë.

“Ne ndamë këtë skenë për 15 vite. Nuk e di nëse ka ndodhur ndonjëherë në futboll, të njëjtët djem në të njëjtën skenë. Nuk është e lehtë dhe sigurisht që kemi marrëdhënie të mira. Ende nuk kemi ngrëmë bashkë një darkë por shpresoj që në një të ardhme (Qesh) “Ne kemi këtë betejë që është shumë e mirë, unë nxita atë dhe ai më nxiti mua. Është bukur të jesh pjesë e historisë së futbolllit.”