Vazhdon “Fshesa” nga Qeveria Kurti, edhe një shkarkim tjetër

Ministrja e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari e ka shkarkuar nga pozita udhëheqësin e Njësisë për Politika dhe Monitorimin e Ndërmarrjeve Publike, Shyqyri Musliu.

Gazeta Blic ka siguruar vendimin e ku shkarkimi i Musliut nga kjo pozitë është bërë dje (21 prill).

Menjëherë pas shkarkimit , ministria Hajdari e ka emëruar në këtë pozitë Fikrie Buzuku Fejza.