Vazhdon “lufta” në distancë Kim-Berisha, ambasadorja amerikane i vë vulën: Mos mbroni një fantazmë!

Lufta verbale mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ambasadores Yuri Kim vazhdon të zhvillohet në distancë.

Së fundmi Yuri Kim ka hedhur “thumbin” e radhës ndaj Sali Berishës i cili po kalon ditët më të vështira në politikën shqiptare.

Ambasadorja amerikane ka folur për politikën shqiptare gjatë një interviste të dhënë për VOA që transmetohet sonte. Por në përshkrimin e intervistës së dhënë, Kim shkruan:

“30 vjet që kur Shqipëria u çlirua nga diktatura komuniste. 30 vjet tranzicion. Koha për të zgjedhur përsëri: Ndryshim apo ngecje? Luftoni për brezin e ardhshëm apo mbroni fantazmat?

E ardhmja apo e shkuara? Le të shikojmë drejt së ardhmes. Do ta bëjmë së bashku”, shkruan Yuri Kim në Twitter.